Koha e votimit
Mund të votosh në ditën e zgjedhjeve të dielën më 13 qershor 2021 ose para ditës së zgjedhjeve gjatë periudhës së votimit paraprak. Mund të votosh vetëm një herë. Votimi dy herë është një shkelje e dënueshme sipas Kodit penal.
Votimi i parkoshëm
Votimi i parakoshëm në Finlandë fillon ditën e mërkurë, më 26 maj 2021 dhe përfundon ditën e martë, më 8 qershor 2021.
Votimi i parakoshëm jashtë shtetit fillon ditën e mërkurë, më 2 qershor 2021 dhe përfundon ditën e shtunë, më 5 qershor 2021.
Në disa qendra të votimit paraprak, periudha e votimit është më e shkurtër.
Mund të votosh paraprakisht në çdo qendër votimi në Finlandë ose jashtë shtetit. Sa më poshtë mund të funksionojë si qendra të votimit paraprak:
- qendrat e votimit paraprak në Finlandë që janë përcaktuar nga komunat, p.sh. zyrat lokale
- disa misione finlandeze jashtë shtetit
- institucionet si spitalet, qendrat e kujdesit social dhe institucionet e korrektimit.
Në këto institucione mund të votojnë vetëm ata që janë pacientë ose që vuajnë dënimin aty. - Anijet finlandeze që janë jashtë shtetit gjatë periudhës së votimit paraprak. Vetëm personeli i anijes mund të votojë kur anija është në lundrim, pasagjerët nuk mund të votojnë në anije.
Votimi në ditën e zgjedhjeve:
Në ditën e zgjedhjeve, votimi do të zhvillohet ditën e diel, më 13 qershor 2021, nga ora 9 deri në orën 20.
Në ditën e zgjedhjeve, mund të votosh vetëm në qendrën e votimit të shënuar në njoftimin për të drejtën e votës që të është dërguar.
Votimi nga shtëpia:
Nëse aftësia jote për të lëvizur ose vepruar është e kufizuar në atë masë sa nuk mund të shkosh në një qendër votimi pa vështirësi të arsyeshme, mund të votosh nga shtëpia gjatë periudhës së votimit paraprak.
Duhet të regjistrohesh për të votuar nga shtëpia deri ditën e martë, më 1 qershor 2021 para orës 16. Për t’u regjistruar, kontakto me bordin qendror të zgjedhjeve lokale për komunën tënde të rezidencës. Detajet e kontaktit të bordit mund të gjenden në njoftimin
për të drejtën e votës. Në kushte të caktuara, një kujdestar i familjes që jeton në të njëjtën
shtëpi mund të votojë në të njëjtën kohë.
E drejta e votës – kush mund të votojë
Mund të votosh në zgjedhjet lokale nëse je shtetas i Finlandës, i një shteti tjetër anëtar të
Bashkimit Evropian, shtetas i Islandës ose i Norvegjisë dhe plotëson kushtet e mëposhtme:
- mbush 18 vjet para ditës së zgjedhjeve (13 qershor 2021)
- je banor rezident i Finlandës para datës 23 prill 2021
Nëse je shtetas i ndonjë shteti tjetër, ti mund të votosh në zgjedhjet lokale nëse:
- mbush 18 vjet para ditës së zgjedhjeve (13 qershor 2021)
- ke qenë banor rezident i Finlandës në mënyrë të vazhdueshme për të paktën dy vite para datës 23 prill 2021.
Statusi i banorit rezident përcaktohet në bazë të ligjit për komunën e rezidencës. Në parim, komuna e rezidencës është komuna ku ti banon.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, komuna e rezidencës do të përcaktohet në bazë të komunës që është regjistruar si komuna jote e rezidencës në sistemin e informacionit të popullsisë deri në 23 prill 2021 në orën 24:00.
Nëse është e nevojshme, mund ta kontrollosh komunën tënde të rezidencës nga Agjencia e Shërbimeve Dixhitale dhe të të Dhënave të Popullsisë.
Në zgjedhjet lokale, mund të votosh vetëm për një kandidat që konkurron në zgjedhjet në komunën tënde të rezidencës.
Vendet e votimit të qytetit të Turkut
Harta e zonave dhe vendet e votimeve
1. |
Kerttulin vanhainkoti | Hovioikeudenkatu 3 |
2. |
Kerttulin koulutalo | Kaarinankatu 3 |
3. |
Turun suomenkielinen työväenopisto | Kaskenkatu 5 |
4. |
Martin koulutalo | Hopeasepänkuja 2 |
5. |
Toivolan toimintakeskus | Toivolankatu 12 |
6. |
Turun Steiner-koulu/Musiikkiopisto | Mestarinkatu 2 |
7. |
Topeliuksen koulu, tilaelementti Tallimäen kenttä | Hansakatu 4 |
8. |
Mikonmökki | Puutarhakatu 24 |
9. |
Ruusukorttelin palvelukeskus | Puistokatu 11 |
10. |
Puolalan koulutalo | Puutarhakatu 5 |
11. |
Seurakuntien nuortentalo | Eerikinkatu 1 |
12. |
Puolalankoulu, kauppiaskadun yksikkö | Kauppiaskatu 14 |
13. |
Nummenpakan koulu/Nummen yksikkö | Kirkkotie 31, käynti Papinkadulta |
14. |
Nummen kirjasto | Töykkälänkatu 22 |
16. |
Lehmusvalkaman palvelukeskus | Karviaiskatu 7 |
17. |
Braheskolan | Valtaojantie 27 |
18. |
Vähä-Heikkilän koulutalo | Myllymäentie 42 |
21. |
Kähärin koulutalo | Pietari Valdinkatu 14 |
22. |
Rieskalähteen koulutalo | Jöllintie 3 |
23. |
Hannunniitun koulutalo | Virmuntie 3 |
24. |
Pääskyvuoren Pääskyntupa | Pääskyvuorenrinne 1 |
26. |
Varissuon nuorisotalo | Kraatarinkuja 1 |
29. |
Pormestarin toimintakeskus | Pormestarinkatu 12 |
30. |
Lausteen koulu, tilaelementti rakennus A | Raadinkatu 7 |
31. |
Peltolan ammattikoulu, A-rakennus | Hamppukatu 2 |
32. |
Ilpoisten koulutalo | Lauklähteenkatu 11 |
33. |
Uittamon seurakuntakoti | Rusthollinrinne 1 |
34. |
Epitihia-keskus | Meriläistentie 1 |
35. |
Syvälahden monitoimitalo | Vanha Kakskerrantie 8 |
37. |
Haarlan koulutalo | Meteorikatu 1 |
38. |
Aunelan kirjasto- ja nuorisotalo | Opintie 1 |
39. |
Palvelukeskus Hövelin talo | Hyrköistentie 26 -28 |
41. |
Teräsrautelan koulutalo | Korkkisvuorenkatu 14 |
42. |
Härkämäen palloiluhalli | Rahjekatu 3 |
43. |
Liinahaan vanhainkoti | Liinahaankatu 17 |
44. |
Teräsrautelan nuorisotalo | Antreksenkuja 1 |
45. |
Hepokullan koulutalo | Varkkavuorenkatu 42 |
46. |
Hepokullan koulutalo | Varkkavuorenkatu 42 |
47. |
Runosmäen nuorisotalo | Piiparinpolku 13 |
49. |
Kärsämäen koulu, Pallivahan yksikkö | Paltankatu 4 |
50. |
Halisten koulutalo | Paavinkatu 13 |
52. |
Yli-Maarian monitoimitalo Ypsilon | Kukkamaariankatu 44 |
53. |
Jäkärlän koulutalo | Arkeologinkatu 9 |
55. |
Paattisten koulu | Toffinkuja 2 |
56. |
Ruusukorttelin palvelukeskus | Puistokatu 11 |
57. |
Turun Steiner-koulu/Musiikkiopisto | Mestarinkatu 2 |
Si duhet votuar
Për të votuar gjatë periudhës së votimit paraprak ose në ditën e zgjedhjeve, shko te
qendra jote lokale e votimit. Mund të votosh vetëm për një nga kandidatët e renditur në listën kryesore të kandidatëve në komunën tënde.
1) Vërteto identitetin
Para zyrtarit të zgjedhjeve duke trego pasaportën, kartën e identitetit, lejen e drejtimit të automjetit ose një dokument tjetër të ngjashëm.
2) Mere fletvotimin
Zyrtari i zgjedhjeve do të të japë një fletëvotimi.
3) Shko te dhoma e fshehtë dhe shëno numrin.
Vetëm një person mund të hyjë në një dhomë të fshehtë në të njëjtën kohë. Shëno numrin e kandidatit për të cilin po voton në fletën e votimit.
4) Dorëzoje fletëvotimin
Dorëzoje fletën e palosur të votimit te zyrtari i zgjedhjeve. Ai do ta vulosë fletën e votimit.
5a) Dita e zgjedhjeve
Nëse voton në ditën e zgjedhjeve, hidhe fletën e vulosur të votimit në kutinë e votimit.
5b) Votimi i parakoshëm
Nëse po voton paraprakisht, zyrtari i zgjedhjeve do të të japë një zarf zgjedhor ku
do ta mbyllësh fletën tënde të votimit të vulosur.