Mirësevini në faqen time!
Zgjedhjet e para rajonale në Finlandë do të mbahen në janar, në të cilat do të zgjidhen këshillet rajonale për zonat e mirëqenies.
Deri më tani, komunat kanë qenë përgjegjëse për organizimin e shërbimeve të mirëqenies sociale, të kujdesit shëndetësor dhe të shpëtimit. Në të ardhmen, ato do të jenë përgjegjësi e zonave të mirëqenies. Zona e mirëqenies është vetëqeverisëse dhe ka fuqinë më të lartë vendimmarrëse dhe pushtetin më të lartë vendimmarrës për çështjet e qarkut e ushtron këshilli i qarkut.
- Liike Nyt nuk e pranon zgjidhjen SOTE të qeverisë sepse paratë e parapara shkojnë për administratën, jo për kujdesin dhe shërbimet.
- Ka shumë zona sociale dhe numri i tyre duhet të reduktohet. Rajonet kanë mjedise të ndryshme operimi dhe mundësi ekonomike, për këtë arsye ato nuk mund të përfitojnë nga trajtimi i barabartë tatimor.
- Ideologjia e qeverisë së majtë po largon kompanitë private nga shërbimet.
- Kujdesi për të moshuarit duhej t’u lihej bashkive, pasi bashkitë i njohin më mirë ata.
- Mungesa e fuqisë punëtore është akute: ngarkesa e tepërt e kujdestareve e bën të vështirë organizimin e shërbimeve dhe dërgon në mbylljen e shërbimeve në qytezat më të vogla. Në zgjidhjen e saj SOTE, qeveria nuk merr parasysh mjaftueshmërinë e mjekëve dhe infermierëve.
- Kompensimi i Kelës duhet të rritet dhe kuponi i shërbimit shëndetsorë të futet më gjerësisht në mënyrë që njerëzit të marrin trajtim dhe të mënjanohen radhët për trajtim.
- Reforma e SOTE-s i shtyn bashkitë në vështirësi financiare dhe në sindikalizime të detyruara.
- Modeli i mjekut të familjes duhet të implementohet.
- Duhet të rritet rimbursimi i barnave për pensionistët me të ardhura të ulëta.
Liike Nyt synon të jetë në kuvendet e rajoneve të ardhshme që të lufotjë për korrigjimin e reformës në mënyrë
që të ardhurat të mos shpërdorohen për administratën, por të drejtohen në shëndtësi dhe shërbime më të mira.
- Kujdes më efikas për të moshuarit
- Parat për kujdesje dhe shërbime, jo në administrim
- Problemet e fëmijëve dhe të rinjtë duhet të regullohen
- Mungesa e fuqisë punëtore në shëndetësi dhe shërbime sociale duhet të zgjidhet
- Modeli i mjekut familjar
- Bizenet duhet të jenë pjesë e prodhimtarisë funksionale të shërbimeve
- Të dëgjohen edhe mendimet e njerëzve për shërbimet e mirëqenjes rajonale
- Shërbime më të mira për operacionet e shpëtimit
Unë jam Agon Germizaj, jetoj dhe veproj në qytetin e Turkut të Finlandës që nga viti 2007. Kam lindur në Prishtinë dhe jam rritur në Prizren. Flas gjashtë gjuhë të ndryshme.
Kam mbaruar studimet për etnologji dhe jam diplomuar si etnolog në Universitetin e Prishtinës.
Pas shpërnguljes në Finland shpreha interesim për fushën e teknologjisë informative dhe vazhdova studimet për komunikimin audiovizuel nga ku edhe u diplomova në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë punoj si web-designer.
Gjatë viteve të karrierës kam patur fatin që të punoj disa punë, kam punuar si gazetar, web designer, kuzhinier, kamarier, kam luajtur futboll dhe kam aktruar në disa role në filma të shkurtër. Prej vitit 2013 e ushtroj profesionin edhe të sipërmarrësit.
Nga viti 2012 e bëjë po ashtu punën më të çmuar në botë, atë të babait!
Në Finlandë i kam kaluar të gjitha fazat e integrimit të parapara për imigrantët. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të jem shembull i komunitet shqiptar në Turku dhe besoj se këtë e kam arritur me punë dhe dinjitet. Kam qenë i integruar gjatë tërë kohës sime në Finland sikurse në komunitetin finlandez po ashtu edhe në të gjitha komunitete tjera të Turkut.
Besoj fuqimishëm që nëse kemi qëndrime pozitive për vendin ku jetojmë, atëherë gjithçka është e mundur për të arritur deri te qëllim. Mundësitë janë pafund.
E gjithë këtë përvoj dhe dituri që më është akumuluar gjatë viteve tani dëshiroj ta ofrojë edhe në politikë.
Lëvizja Tani – Partia më moderne e Finlandës.
Qëllimi i Lëvizjes është që ta reformojë politikën në mënyrë që edhe qytetarët të kenë mundësi në vendimmarrje. Lëvizja përdor teknologji të reja dhe të hapura për ta sjellë politikën më afër qëllimit të saj, njerëzve.
Lëvizja po ndërton një kulturë të re politike në të cilën vendimet merren në interes të të gjithë vendit, duke patur në planë të parë gjërat konkrete e jo ideologjitë. Politika e lëvizjes nuk bazohet në konfrontime, por në diskutime dhe bashkëpunime konstruktive.
Gjashtë parimet themelore të Lëvizjes
- Kujdesi për të gjithë
- Ekonomia e tregut është mënyra më praktike për ta zhvilluar një shoqëri, për derisa rregullat e saj janë të drejta
- Ndryshimi i klimës globale është i vërtetë dhe vendimet duhet të merren për të mirën e qëndrueshme të mjedisit
- Sipërmarrja është mënyra më efektive për të bërë gjërat nëse i jepet hapësirë
- Vlerësimi i individit
- Pro Bashkimit Europian