Koha e votimit


Mund të votosh në ditën e zgjedhjeve të dielën më 13 qershor 2021 ose para ditës së zgjedhjeve gjatë periudhës së votimit paraprak. Mund të votosh vetëm një herë. Votimi dy herë është një shkelje e dënueshme sipas Kodit penal.

Votimi i parkoshëm

Votimi i parakoshëm në Finlandë fillon ditën e mërkurë, më 26 maj 2021 dhe përfundon ditën e martë, më 8 qershor 2021.
Votimi i parakoshëm jashtë shtetit fillon ditën e mërkurë, më 2 qershor 2021 dhe përfundon ditën e shtunë, më 5 qershor 2021.

Në disa qendra të votimit paraprak, periudha e votimit është më e shkurtër.

Mund të votosh paraprakisht në çdo qendër votimi në Finlandë ose jashtë shtetit. Sa më poshtë mund të funksionojë si qendra të votimit paraprak:

  • qendrat e votimit paraprak në Finlandë që janë përcaktuar nga komunat, p.sh. zyrat lokale
  • disa misione finlandeze jashtë shtetit
  • institucionet si spitalet, qendrat e kujdesit social dhe institucionet e korrektimit.
    Në këto institucione mund të votojnë vetëm ata që janë pacientë ose që vuajnë dënimin aty.
  • Anijet finlandeze që janë jashtë shtetit gjatë periudhës së votimit paraprak. Vetëm personeli i anijes mund të votojë kur anija është në lundrim, pasagjerët nuk mund të votojnë në anije.

Votimi në ditën e zgjedhjeve:

Në ditën e zgjedhjeve, votimi do të zhvillohet ditën e diel, më 13 qershor 2021, nga ora 9 deri në orën 20.
Në ditën e zgjedhjeve, mund të votosh vetëm në qendrën e votimit të shënuar në njoftimin për të drejtën e votës që të është dërguar.

Votimi nga shtëpia:
Nëse aftësia jote për të lëvizur ose vepruar është e kufizuar në atë masë sa nuk mund të shkosh në një qendër votimi pa vështirësi të arsyeshme, mund të votosh nga shtëpia gjatë periudhës së votimit paraprak.

Duhet të regjistrohesh për të votuar nga shtëpia deri ditën e martë, më 1 qershor 2021 para orës 16. Për t’u regjistruar, kontakto me bordin qendror të zgjedhjeve lokale për komunën tënde të rezidencës. Detajet e kontaktit të bordit mund të gjenden në njoftimin
për të drejtën e votës. Në kushte të caktuara, një kujdestar i familjes që jeton në të njëjtën
shtëpi mund të votojë në të njëjtën kohë.